Përkthyesë realë apo fiktivë? Postavljač teme: Eno Damo (X)
| Eno Damo (X) Local time: 01:44 engleski na albanski + ...
Pershendetje,
Po shihja pak me pare anetaret e proz qe perkthejne shqip dhe jane te pakten 100 persona te rregjistruar. Shumica prej tyre nuk kane asnje informacion per vetveten, madje disa nuk kane as emrin dhe mbiemrin e vertete, po vetem nje emer interneti. A nuk do te ishte mire qe anetaret te verifikoheshin, d.m.th. nese adresat e tyre te e-mail funksionojne? Per mendimin tim shume duhet te jete kot sa per numer, pasi ne forume marrin pjese fare pak njerez. Besoj se eshte m... See more Pershendetje,
Po shihja pak me pare anetaret e proz qe perkthejne shqip dhe jane te pakten 100 persona te rregjistruar. Shumica prej tyre nuk kane asnje informacion per vetveten, madje disa nuk kane as emrin dhe mbiemrin e vertete, po vetem nje emer interneti. A nuk do te ishte mire qe anetaret te verifikoheshin, d.m.th. nese adresat e tyre te e-mail funksionojne? Per mendimin tim shume duhet te jete kot sa per numer, pasi ne forume marrin pjese fare pak njerez. Besoj se eshte mire per imazhin qe krijojme per klientet qe perkthyesit e shqipes te paraqiten sa me dinjitoze. E kuptoj se nuk mund te detyrohemi te shkruajme hollesira ne profilin tone dhe se asnje agjenci apo klient me pak mend ne koke nuk do te kontaktoje nje "pseudonim," i cili nuk dihet se nga vjen apo ku gjendet. Mbase mund te zbatohet nje politike e aktivizimit, pra ata anetare qe nuk jane aktive per nje periudhe te caktuar, le te themi 3 ose 6 muaj, te hiqen automatikisht si anetare te Proz. Ne fakt ata realisht nuk jane me anetare, nese nuk jane aktive, keshtu qe pse te figurojne kot si numer. Kjo ngjan pak me politiken e Hotmail, ku nese nuk e aktivizon e-mail per 30 dite, atehere automatikisht ajo te skadon.
Gjithe te mirat,
Eno Damo ▲ Collapse | | | Ke të drejtë | Feb 22, 2004 |
Mbase mund te zbatohet nje politike e aktivizimit, pra ata anetare qe nuk jane aktive per nje periudhe te caktuar, le te themi 3 ose 6 muaj, te hiqen automatikisht si anetare te Proz. Ne fakt ata realisht nuk jane me anetare, nese nuk jane aktive, keshtu qe pse te figurojne kot si numer. Kjo ngjan pak me politiken e Hotmail, ku nese nuk e aktivizon e-mail per 30 dite, atehere automatikisht ajo te skadon.
Gjithe te mirat,
Eno Damo[/quote]
Eno, ti ke të dr... See more Mbase mund te zbatohet nje politike e aktivizimit, pra ata anetare qe nuk jane aktive per nje periudhe te caktuar, le te themi 3 ose 6 muaj, te hiqen automatikisht si anetare te Proz. Ne fakt ata realisht nuk jane me anetare, nese nuk jane aktive, keshtu qe pse te figurojne kot si numer. Kjo ngjan pak me politiken e Hotmail, ku nese nuk e aktivizon e-mail per 30 dite, atehere automatikisht ajo te skadon.
Gjithe te mirat,
Eno Damo[/quote]
Eno, ti ke të drejtë, por sa për atë që ti propozon, dua të them që është siç thua edhe ti vetë, ata e përjashtojnë vetë veten pasi nuk janë aktivë në asnjë mënyrë. E keqja është kur bëhet fjalë pikërisht për atë për të cilën kjo faqe shërben: PUNË!
Unë di që ka qëlluar që dikush nga këto "fantazma" edhe kanë marrë punë dhe na kanë nxirë faqen. Ndoshta ka ndonjë ide Monika për këtë. Unë doja ta zgjeroja njëçikë këtë temë si më poshtë: ajo që më bën përshtypje është se më shumë punë shkojnë tek përkthyesit që janë jashtë Shqipërisë. Dua të tregoj një përvojë personale në lidhje me atë të të qënit këtu apo atje. Dikush (jo agjensi) më kërkon përkthim të një diete të detajuar për një person të moshaur në kurë. I thashë që më duhet të shoh dokumentin. Më dërgoi një faqe dhe u habita sa fjalë (ushqime) të cilat as që e kisha idenë se çfarë ishin e mezi ua gjeja përkthimin në shqip, për mos të thënë që disa duhej t'i perifrazoje se nuk ekzistojnë në listën tonë të ushqimeve (gjërat duhej të ishin shumë të qarta dhe jo p.sh. corn flakes, etj). Qe shumë e vështirë për mua. Më duhet të kërkoja më shumë se 10-15 minuta për sejcilën fjalë. Pse punë është kjo? U dorëzova dhe me keqardhje ja ktheva punën. Kjo më vurin në një humor të keq t'ju them të drejtën. Dy ditë më vonë një organizatë jo qeveritare në Itali më kërkoi të bëja një përkthim nga shqipja në anglisht, kryesisht të vazhdoja punën e një kolegu/e. Duke qënë se kam punuar për Bankën Botërore, FMN-në në lidhje me politikat dhe programet e zhvillimit të qeverisë shqiptare (dhe meqënëse puna ishte e kësaj natyre) e pata shumë të lehtë dhe në mbarim ma pëlqyen goxha. Një nga gjërat që më thanë ishte se kolegu/ja jo se kishte përkthyer keq por thjeshtë nuk i kishte rënë në të shumë prej termave që përdornin BB-ja, FMN-ja dhe specialistët e Min. së Ekonomise dhe të Financave së qeverisë shqiptare. Nuk e di nëse ju kujtohet një temë forumi mbi disa terma që herë nuk mund të përkthehen dhe herë të tjera janë përkthyer por nuk u gjendet termi i duhur në shqip. E njëjta gjë më ka ndodhur gjetë përkthimit të disa dokumentave tenderi për punime ndërtimi (rrugë dhe infrastrukturë) nga italishtja në anglisht. Thashë me vete, hjuuuuuuu: thashë se i kisha mbushur mendjen vetes që isha përkthyese.
[Edited at 2004-02-22 17:31] ▲ Collapse | | | Eno Damo (X) Local time: 01:44 engleski na albanski + ... POKRETAČ TEME
Fabi,
Nuk e di nese shumica e puneve shkojne tek perkthyesit jashte Shqiperise, por shpesh agjencite preferojne perkthyes qe jane ne njejtin vend me to, per lehtesi pagesash, taksash dhe komunikimi. Eshte me thjesht te kryesh pagesa, qofte edhe ne shuma te vogla brenda Kanadase, sesa nga Kanadaja ne Shqiperi.
Nga ana tjeter, ka agjenci qe preferojne perkthyes ne vende te botes se trete, sepse ata kane tarifa me te ulta dhe ne ndonje rast edhe sepse ata nuk mund te bejn... See more Fabi,
Nuk e di nese shumica e puneve shkojne tek perkthyesit jashte Shqiperise, por shpesh agjencite preferojne perkthyes qe jane ne njejtin vend me to, per lehtesi pagesash, taksash dhe komunikimi. Eshte me thjesht te kryesh pagesa, qofte edhe ne shuma te vogla brenda Kanadase, sesa nga Kanadaja ne Shqiperi.
Nga ana tjeter, ka agjenci qe preferojne perkthyes ne vende te botes se trete, sepse ata kane tarifa me te ulta dhe ne ndonje rast edhe sepse ata nuk mund te bejne shume zhurme nese nuk paguhen ne kohe apo nuk paguhen fare.
Gjithe te mirat,
Eno ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 01:44 Član (2001) engleski na albanski + ... LOKALIZATOR PORTALA Eno dhe Fabiana | Feb 25, 2004 |
Në fakt kjo temë është trajtuar edhe shumë herë të tjera, në forume të tjera. Puna qëndron kështu, që jo të gjithë njerëzit dëshirojnë të tregojnë emrin e tyre të vërtetë.
P.sh., po marr disa raste. Ndoshta edhe mund ta keni dëgjuar këtë, por p.sh. shefi i të gjithë përkthyesve të OKB këtu në ProZ.com ka një profil plotësisht bosh, "të fshehur" pas një pseudonimi. Po ashtu edhe disa titullarë të tjerë në fushën e përkthimit.
Kj... See more Në fakt kjo temë është trajtuar edhe shumë herë të tjera, në forume të tjera. Puna qëndron kështu, që jo të gjithë njerëzit dëshirojnë të tregojnë emrin e tyre të vërtetë.
P.sh., po marr disa raste. Ndoshta edhe mund ta keni dëgjuar këtë, por p.sh. shefi i të gjithë përkthyesve të OKB këtu në ProZ.com ka një profil plotësisht bosh, "të fshehur" pas një pseudonimi. Po ashtu edhe disa titullarë të tjerë në fushën e përkthimit.
Kjo gjë u lihet në dorë vetë anëtarëve. Unë njoh personalisht një profesor universiteti, që ka një aktivitet jashtëzakonisht të shquar në fushën e përkthimit, (në fakt ai punon në fushën e MT - "Machine translation") që nuk dëshiron që të shfaqë emrin e vet këtu në ProZ.com. Kur e pyeta pse, m'u përgjigj se nuk dëshiron që studentët e tij ta shqetësojnë me mesazhe të kota, të padëshirueshme. Ja pra, ndodh edhe për arsye kaq të vogla!
Shumë prej atyre që nuk e paraqesin emrin e tyre të vërtetë janë njerëz që ekzistojnë në të vërtetë, por që zgjedhin që të mos ta tregojnë emrin e tyre. Për këtë arsye u zhvillua edhe programi i verifikimit të anëtarëve të Proz.com, që të bëhet verifikimi i sa më shumë anëtarëve. Unë i këshilloj të gjithë anëtarët e Proz.com që të kontaktojnë ndonjë moderator që jeton në zonën e tyre, për të bërë verifikimin e tyre. Kushti është që moderatori ta ketë takuar anëtarin në person dhe jo nëpërmjet komunikimeve telefonike, elektronike etj.
Përsa i përket çështjes tjetër që Eno dhe Fabiana e ngrejnë me të drejtë, spastrimin e rradhëve të ProZ.com nga anëtarët joaktivë... Kjo në një farë mënyre bëhet në mënyrë të heshtur. Nëse dikush nuk e kontrollon postën elektronike për një farë kohe, ajo mbushet plot. Kur mbushet plot, ose kur mbyllet llogaria e postës elektronike për ndonjë arsye të ngjashme, atëherë të gjitha mesazhet elektronike që dërgohen tek ky person kthehen mbrapsht ("bounce"). Kur ProZ.com-it i vijnë këto mesazhe të kthyera, atëherë emri i këtij anëtari hiqet nga lista. Duhet të theksoj këtë, që ky anëtar në fjalë nuk përjashtohet nga ProZ.com, vetëm se emri i tij hiqet nga lista dhe bëhet i padukshëm nga të tjerët. Këtë profil në fjalë mund ta shohësh vetëm nëse fut emrin ("username") në "Search by name" dhe kur hapet profili i tij, aty lexon diçka të tillë: "Ky anëtar nuk ka asnjë adresë emaili në profilin e tij".
Pra në një farë mënyre, bëhet një seleksionim i heshtur i anëtarëve.
Ekzistojnë dhe raste të rralla kur serveri i kompjuterit të një anëtari, për disa arsye të caktuara, nuk e pëlqen adresën e serverit të ProZ.com, dhe kështu këto dy servera ndalojnë komunikimin mes tyre. Në këtë rast, ndodh pa dashje, heqja e emrit të një anëtari, edhe pse ai mund të jetë tepër aktiv. Kjo ka ndodhur dhe ndodh edhe me disa anëtarë të komunitetit shqiptar, prandaj do të rekomandoja që ta kontrollonit shpeshherë nëse e keni emrin në listë apo jo, pasi mund të ndodhë ndonjë keqkuptim në komunikim mes kompjuterave dhe t'ju jetë hequr emri nga lista pa pritur e pa kujtuar...
Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim tjetër, ju nxis që ta vazhdojmë këtë komunikim tepër të vlefshëm.
Edhe një herë, Eno dhe Fabi, faleminderit shumë për komentet tuaja. Ju lutem që të bëni çdo sugjerim që mendoni se do ta ndihmojë dhe përmirësojë këtë faqe tonën të internetit. Përkthyesit dikur kanë qenë dhe kanë punuar në vetmi, por kjo nuk ndodh më. Mendoj se ProZ.com ka meritën e vet të madhe në këtë drejtim. Ne jo vetëm që ndihmojmë njëri-tjetrin në këtë faqe, por edhe shkëmbejmë mendime dhe sugjerime me njëri-tjetrin.
Faleminderit të gjithëve,
Monika
[Edited at 2004-02-25 07:01] ▲ Collapse | |
|
|
Monika Coulson Local time: 01:44 Član (2001) engleski na albanski + ... LOKALIZATOR PORTALA Pak humor në lidhje me këtë temë | Feb 25, 2004 |
Para disa javësh, ndodhi ngjarja e mëposhtme këtu në ProZ.com.
Dikush bëri një pyetje KudoZ dhe një person (po e quaj X), i cili jo vetëm që ka një përvojë të gjatë në fushën e përkthimit, por që gjithashtu vjet botoi një fjalor të rëndësishëm ligjor, iu përgjigj kësaj pyetje.
Çdo gjë në rregull apo jo? E vetmja e keqe qëndron se X-i ka një profil bosh dhe njihet vetëm me një pseudonim...
Vjen një anëtar tjetër, Y, dhe i j... See more Para disa javësh, ndodhi ngjarja e mëposhtme këtu në ProZ.com.
Dikush bëri një pyetje KudoZ dhe një person (po e quaj X), i cili jo vetëm që ka një përvojë të gjatë në fushën e përkthimit, por që gjithashtu vjet botoi një fjalor të rëndësishëm ligjor, iu përgjigj kësaj pyetje.
Çdo gjë në rregull apo jo? E vetmja e keqe qëndron se X-i ka një profil bosh dhe njihet vetëm me një pseudonim...
Vjen një anëtar tjetër, Y, dhe i jep një "Disagree" X-it dhe në komentin e tij i përmend fjalorin që e ka botuar vetë X-i.
X-i i përgjigjet: Faleminderit shumë për komentin, por unë jam autori i fjalorit që më përmend në "Disagree-në" tënde. Megjithatë, këtu është kontekst i ndryshëm nga rasti i fjalorit tim, prandaj mendoj se ky termi tjetër që ofroj më lart, është më i saktë dhe i përshtatshëm në këtë përkthim!
E tregova këtë rast për të theksuar edhe një herë se jo të gjithë njerëzit që kanë pseudonime janë fiktivë. Në të shumtën e rasteve janë realë, por që zgjedhin të përdorin pseudonimin. Puna e tyre pse...
Monika ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 01:44 Član (2001) engleski na albanski + ... LOKALIZATOR PORTALA Edhe një arsye tjetër e fortë ... | Feb 25, 2004 |
për të mos vënë emrin e vërtetë në faqet e internetit të përkthyesve.
Të gjithë përkthyesit e Natos, EU dhe të disa institucioneve/organizatave të tjera (sidomos politike) e kanë plotësisht të ndaluar të shfaqin emrin e tyre të vërtetë në faqe të tilla interneti.
Ndoshta e keni vënë re se disa prej anëtarëve që u përgjigjen pyetjeve KudoZ shpesh dhe që kanë shënuar në profilin e tyre një larmi të madhe gjuhësh të huaja, kanë një pr... See more për të mos vënë emrin e vërtetë në faqet e internetit të përkthyesve.
Të gjithë përkthyesit e Natos, EU dhe të disa institucioneve/organizatave të tjera (sidomos politike) e kanë plotësisht të ndaluar të shfaqin emrin e tyre të vërtetë në faqe të tilla interneti.
Ndoshta e keni vënë re se disa prej anëtarëve që u përgjigjen pyetjeve KudoZ shpesh dhe që kanë shënuar në profilin e tyre një larmi të madhe gjuhësh të huaja, kanë një profil krejtësisht bosh, edhe pse kanë një numër të madh pikësh KudoZ. Ata regjistrohen këtu vetëm për të ndihmuar të tjerët.
Këta anëtarë kanë sjellë dhe sjellin një kontribut mjaft të çmuar në sferën e përkthimeve dhe botën e përkthyesve, por ja që nuk mund ta shfaqin emrin e tyre të vërtetë...
Shumica e këtyre përkthyesve punojnë në institucionet që përmend më sipër dhe vetëm zbatojnë rregullat që u janë caktuar prej shefave të tyre. Ne kemi dy anëtarë të tillë në komunitetin shqiptar (të paktën dy me të cilët kam biseduar unë, por mund të ketë edhe më shumë). Personalisht, jam mrekulluar me njohurinë e tyre të thellë, jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në shumë gjuhë të tjera.
Me respekt,
Monika
[Edited at 2004-02-25 12:38] ▲ Collapse | | | Shumë interesant | Feb 26, 2004 |
E gjitha kjo qe shumë interesante, unë as që nuk e dija këtë. Unë t'ju them të drejtën as që shqetësohesha për këta individë se thashë, kur nuk duan këta të punojnë ose të tërheqin klientë, ç'mund të bëj unë për ta. Kjo edhe pse kisha menduar se shumë agjensi nuk do të donin të jepnin punë tek një njeri që nuk e dinë a ekziston apo jo. Edhe ajo historia e personit që kishte botuar fjalorin më pëlqeu.
Unë mendoj se Eno ka të drejtë përsa i për... See more E gjitha kjo qe shumë interesante, unë as që nuk e dija këtë. Unë t'ju them të drejtën as që shqetësohesha për këta individë se thashë, kur nuk duan këta të punojnë ose të tërheqin klientë, ç'mund të bëj unë për ta. Kjo edhe pse kisha menduar se shumë agjensi nuk do të donin të jepnin punë tek një njeri që nuk e dinë a ekziston apo jo. Edhe ajo historia e personit që kishte botuar fjalorin më pëlqeu.
Unë mendoj se Eno ka të drejtë përsa i përket preferencave të kompanive (agjensive) për të zgjedhur përkthyes sa më pranë vetes, dhe s'do mënd, xhanëm.
E po mirë, të dashur kolegë. Punë të mbarë e qofshi mirë në këtë të ftohtë (kush është në të ftohtë) që nuk dashka të mbarojë. ▲ Collapse | | | Ovom forumu nije dodijeljen poseban moderator. Ako želite prijaviti povredu pravila portala ili zatražiti pomoć, molimo obratite se ovlaštenim djelatnicima portala » Përkthyesë realë apo fiktivë? Anycount & Translation Office 3000 | Translation Office 3000
Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.
More info » |
| CafeTran Espresso | You've never met a CAT tool this clever!
Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer.
Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools.
Download and start using CafeTran Espresso -- for free
Buy now! » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |