Fjale, fraza, terma qe perkthehen ne shqip por nuk kuptohen Postavljač teme: andrin (X)
| andrin (X) Local time: 14:37 engleski na albanski + ...
Gjate punes the eksperiences time kam vene re se shume terma te gjuhes angleze dhe italiane mund te perkthen ne shqip por nuk kane kuptim per ate qe e degjon/lexon per here te pare ose nuk kane kuptim ne lidhje me c\'fare eshte thene me pare. Nese keni hasur dhe ju ne kete vershtiresi ju lutem mund te me tregoni se si mund te veproni? E kam fjalen kur pershtatja eshte e pamundur. Kjo me ndodh shpesh kur punoj ne telefon ose prezent. Une kam shume shembuj por me kryesoret jane emra te organizatav... See more Gjate punes the eksperiences time kam vene re se shume terma te gjuhes angleze dhe italiane mund te perkthen ne shqip por nuk kane kuptim per ate qe e degjon/lexon per here te pare ose nuk kane kuptim ne lidhje me c\'fare eshte thene me pare. Nese keni hasur dhe ju ne kete vershtiresi ju lutem mund te me tregoni se si mund te veproni? E kam fjalen kur pershtatja eshte e pamundur. Kjo me ndodh shpesh kur punoj ne telefon ose prezent. Une kam shume shembuj por me kryesoret jane emra te organizatave shteterore qe nuk ekzistojne ne shqiperi. Deri tani kam bere shpjegime qe sqarojne domethenien por e kuptoj qe inteligjenca e clientit nuk duhet marre ne pah. Ju lutam dergoni komentet tuaja.
Perzemersisht Andrini ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 07:37 Član (2001) engleski na albanski + ... LOKALIZATOR PORTALA transliterimi | Feb 12, 2003 |
Hi Andrin,
faleminderit që e ngrite këtë pyetje. Është një pyetje që mund të jetë shtruar edhe më parë në këtë forum, megjithatë po them mendimin tim. Është e vërtetë që ka raste që përkthimi i një fjale apo fraze të caktuar nuk e tejçon kuptimin e vërtetë të fjalës në gjuhën origjinale. Atëherë lind nevoja për transliterimin, dmth të mbahet e njëjta fjalë e huaj, por të shkruhet me gërma të kuptueshme nga lexuesit e gjuhës në të cilën ësht�... See more Hi Andrin,
faleminderit që e ngrite këtë pyetje. Është një pyetje që mund të jetë shtruar edhe më parë në këtë forum, megjithatë po them mendimin tim. Është e vërtetë që ka raste që përkthimi i një fjale apo fraze të caktuar nuk e tejçon kuptimin e vërtetë të fjalës në gjuhën origjinale. Atëherë lind nevoja për transliterimin, dmth të mbahet e njëjta fjalë e huaj, por të shkruhet me gërma të kuptueshme nga lexuesit e gjuhës në të cilën është përkthyer.
Unë personalisht jam që përkthyesi të bëjë çdo gjë që është e mundur që ta përkthejë fjalën, përveçse rasteve të pamundura. Psh, nuk i lejohet një përkthyesi që ta përkthejë \"Medical insurance\" si \"inshurencë mjekësore\". Nuk është e nevojshme në këtë rast, pasi mund të themi fare mirë \"siguracion ose sigurim mjekësor\".
Por ama ka fjalë të fushës së teknikës, radio-teknikës, kompjuterave, shkencave të ndryshme etj të cilat nuk mund të përkthehen, prandaj në këto raste patjetër që do do përdoren transliterimet. Psh, si do ta përkthenim fjalën \"Semiotic\"? Është e natyrshme që kjo fjalë të transliterohet në \"semiotikë\". Nuk është e nevojshme që të fillojmë të shpjegojmë se \"është një lëndë që studion bashkësinë e shenjave dhe mesazheve që ato ofrojnë\". Përveçse rasteve kur shpjegimi është një domosdoshmëri absolute, për mendimin tim nuk është e nevojshme që të jepen shpjegime të tepërta. Në fakt kur përkthej botime të ndryshme, kjo është edhe një nga udhëzimet kryesore që më jepet: që materiali i përkthyer nuk duhet të jetë as më shumë dhe as më pak i qartë se sa materiali origjinal. Nëse do të jetë më shumë ose më pak i qartë, atëherë përkthimi nuk ia arrin qëllimit kryesor: të përçojë në mënyrë besnike informacionin e dhënë.
Punë të mbarë
Monika
▲ Collapse | | | Devis Kolonja (X) Local time: 06:37 engleski na albanski + ...
Perkthimet e institucioneve shteterore ose termave shteterore jane te veshtira. Jo gjithkush mund te kuptoje se per cfare behet fjale kur flet per Federal Communications Comission. Perkthimi fjale per fjale do ishte Komisioni Federal i Komunikimeve. Per nje qe nuk e njeh Ameriken ky perkthim nuk i jep asnje lloj informacioni per punen qe ben FCC.
Gjate ketyre viteve qe kam kalur ne Amerike kam arritur ne te mos perdor me fjalore dygjuhesh. I vetmi fjalor qe perdor eshte The English Th... See more Perkthimet e institucioneve shteterore ose termave shteterore jane te veshtira. Jo gjithkush mund te kuptoje se per cfare behet fjale kur flet per Federal Communications Comission. Perkthimi fjale per fjale do ishte Komisioni Federal i Komunikimeve. Per nje qe nuk e njeh Ameriken ky perkthim nuk i jep asnje lloj informacioni per punen qe ben FCC.
Gjate ketyre viteve qe kam kalur ne Amerike kam arritur ne te mos perdor me fjalore dygjuhesh. I vetmi fjalor qe perdor eshte The English Thesarus, qe as kjo nuk perkthehet dot ne shqip Mendoj se nese gjindet nje sinonim i cili percjell idene e autorit perkthimi eshte i suksesshem. Ne disa raste perkthimi fjale per fjale vlen me teper sesa nje riformulim i fjalise. ▲ Collapse | | | andrin (X) Local time: 14:37 engleski na albanski + ... POKRETAČ TEME Faleminderit | Feb 19, 2003 |
Shembulli qe dha David e perfaqeson me mire pyetjen time. Une nuk doja te jepja shembuj konkrete ngaqe kjo eshte nje organizate nderkombetare. Pyetja ishte nese ne duhet te shpjegojme kete institucion dhe c\'fare ben ky lloj institucioni ne menyre qe klienti/klientet te jene ne dijeni te situates?. Ne rastin e marre me siper, a duhet te shpjegojme se c\'fare eshte FCC edhe pasi e perkthyem ne shqip? [ faleminderit Davis me dhate pergjigje kur perkthen dokumentacione , ju lutem si mund te veproni... See more Shembulli qe dha David e perfaqeson me mire pyetjen time. Une nuk doja te jepja shembuj konkrete ngaqe kjo eshte nje organizate nderkombetare. Pyetja ishte nese ne duhet te shpjegojme kete institucion dhe c\'fare ben ky lloj institucioni ne menyre qe klienti/klientet te jene ne dijeni te situates?. Ne rastin e marre me siper, a duhet te shpjegojme se c\'fare eshte FCC edhe pasi e perkthyem ne shqip? [ faleminderit Davis me dhate pergjigje kur perkthen dokumentacione , ju lutem si mund te veproni nese jeni i pranishem (eskorte)]?
Faleminderit
andrini ▲ Collapse | |
|
|
Diana Kristo Sjedinjene Američke Države Local time: 08:37 engleski na albanski + ...
I dashur Andrin,
Ndoshta përgjigja ime është pak me vonesë por shpresoj që ta shohësh.
Eskorta angazhohet ne përkthim konsekutiv. Nuk është detyra e tij të japë sqarime. Personi të cilit ti i përkthen, po qe se i intereson se çfarë është FCC (të cilën ti e përkthen kur e di) i bën pyetje interlokutorit dhe ti pastaj bën përkthimin e sqarimit.
Nqs. ti nuk e di përmbajtjen e FCC, në mëyrë të sjellëshme kërkon se çfarë do të thotë ajo... See more I dashur Andrin,
Ndoshta përgjigja ime është pak me vonesë por shpresoj që ta shohësh.
Eskorta angazhohet ne përkthim konsekutiv. Nuk është detyra e tij të japë sqarime. Personi të cilit ti i përkthen, po qe se i intereson se çfarë është FCC (të cilën ti e përkthen kur e di) i bën pyetje interlokutorit dhe ti pastaj bën përkthimin e sqarimit.
Nqs. ti nuk e di përmbajtjen e FCC, në mëyrë të sjellëshme kërkon se çfarë do të thotë ajo dhe pastaj bën përkthimin e përgjigjes. ▲ Collapse | | | Devis Kolonja (X) Local time: 06:37 engleski na albanski + ... Pak informacion | Mar 30, 2003 |
Ne nje perkthim qe bera para disa ditesh flitej per termat \"ON\" dhe \"OFF\". Perkthimi ishte i natyres mekanike, dhe mendova (me te drejte mendoj...) se keto fjale nuk do ishin perkthyer ne shqip ne celsin e makinerise. Keshtu une i lashe sic ishin duke shtuar ne kllapa fjalet perkatese NDEZUR dhe FIKUR | | | Diana Kristo Sjedinjene Američke Države Local time: 08:37 engleski na albanski + ... "On" dhe "off" | Mar 31, 2003 |
Shumë mirë ke bërë Devis. Nëqoftëse materiali ishte manual teknik, fjalët e huaja që dalin në makineri është e domosdoshme të mbeten në gjuhën e huaj dhe të jepet shpjegimi përkatës në shqip, sepse në fund të fundit operatori do të shikojë vetëm \"on\" dhe \"off\" në makinë dhe jo \"fik\" dhe \"ndez\" në rastin në fjalë ose në raste të tilla të ngjashme.
[ This Message was edited by: Dr.Diana Kristo on 2003-03-31 03:23] | | | Ovom forumu nije dodijeljen poseban moderator. Ako želite prijaviti povredu pravila portala ili zatražiti pomoć, molimo obratite se ovlaštenim djelatnicima portala » Fjale, fraza, terma qe perkthehen ne shqip por nuk kuptohen Trados Business Manager Lite | Create customer quotes and invoices from within Trados Studio
Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.
More info » |
| Protemos translation business management system | Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!
The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |